Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të kthesës së Kordhocës.

Një furgon me ngjyrë të bardhë që shërben për transport ka humbur kontrollin dhe më pas është përmbysur.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca dhe policia rrugore, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Qarkullimi në këtë aks është paralizuar disa minuta deri sa u normalizua situata.