Një aksident me dy të plagosur është regjistruar pak minuta më parë në aksin Shkallë-Livadhja, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i motomjetit, 67-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës në gjendje kritike për jetën,. ndërsa i plagosuri tjetër, një 52-vjeçar, pasagjer në mjet, është jashtë rrezikut.

Policia: Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, në vendin e quajtur  “Ura e Bogazit”,  një motomjet është përplasur me disa bagëti të imta, si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L.L., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasagjeri shtetasi F.P., 52 vjeç, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.