Gjatë garës një motoçiklist ka iskenuar një aksident në mënyrë që të mund t’i propozonte të dashurë së tij përpara të gjithë turmës që e vëzhgonin, përfshirë familjen e saj.

Jeremy Durst, 30 vjeç, nga Miami, u regjistrua në ngjarjen garuese Motorama vetëm për ti organizuar të dashurës së tij propozimin perfekt.

Në pamjet e publikuara shihet Jeremy i cili gjatë garës humb kontrollin e motorit të tij dhe rrëzohet.

Ai luan rolin sikur ishte plagosur dhe kthehet me shpinë për të nxjerrë unazën, menjëherë e dashura e tij shkoi me shpejtësi pranë tij aty ku dhe mori propozimin.