Një aksident është regjistruar mesditën e sotme (13 korrik) në Dukat të Vlorës, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjerën.

Mësohet se filimisht një mjet tip ”Toyota” ka goditur një mjet ”BMW”, dhe më pas mjeti tip BMW ka goditur një ”Audi”.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.