Ditën e sotme rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj-Prishtinë kanë ndodhur pesë aksidente rrugore dhe si pasojë kanë ngelur të plagosur 12 persona të cilëve iu është dhënë dhe ndihma e parë.

Në një njoftim për mediat, policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete.

 “Më datën 05.08.2020 rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj – Prishtinë kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore. Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, thuhet në njoftim.