Një punonjëse e Policisë Rrugore është goditur nga një kamion i tonazhit të rëndë teksa ishte në punë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:55, tek Cassa Italia në Tiranë.

Mësohet se efektivja Arta Shurbi, 40 vjeçe, është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës me fraktura, jashtë rrezikut për jetën.

Ajo shoqërohej nga kolegët e saj me 3 makina të Policisë Rrugore, ndërsa ajo ndodhej në njërën prej tyre.

Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, tek Cassa Italia, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar  punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen  A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Kanë nisur menjëherë hetimet për qartësimin e ngjarjes.

Burime paraprake bëjnë me dije se nuk ka marrë fraktura të rënda.

(Ne foto: Momenti kur efektivja mberriti në spitalin e traumës)