Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme (31 gusht) në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe.

Sipas të dhënave, furgoni tip Benz me targa AA 516 Al ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 10 metra larg.

Në furgon udhëtonin 7 persona, punonjës të rrugës së Thethit.

Drejt vendngjarjes u nisën dy autoambulanca, një nga Shkodra dhe një nga Malësia e Madhe.

Gazetari i Ora News në Shkodër, Bepin Kolvataj, raportoi se 2 prej të plagosurve kanë mbërritur në spitalin e Shkodrës me plagë të rënda, ndërsa 3 të tjerë në spitalin e Koplikut me plagë më të lehta.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta ndërsa policia ka nisur hetimet.