Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në aksin Librazh-Përrenjas, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë.

Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur “Tre Urat”, në afërsi të Pishkashit.

Automjeti ka rënë në një pellg me ujë të hapur nga firma e cila po ndërton HEC-in.

Me makinë po udhëtonin dy persona të së njëjtës familje.

Sakaq të lënduarit janë nisur për në spital, ku po marrin dhe ndihmën mjekësore.