Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Milot-Rrëshen, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur  “Skuraj”, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke  gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin  tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.”, mësohet.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.