Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Iballë-Fierzë në vendin e quajtur Kokëdodë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë Mark Ndou, drejtor i inspektoratit të mbrojtjes së pyjeve.

Katër persona u plagosën në këtë aksident, ndërsa 2 prej tyre mbetën të bllokuar brenda në mjet.

“Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit Artan Bala, Llesh Gjoka po dergohen drejt Spitalit të Traumës Tiranë.” – njofton policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje