Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht.
Sipas raportimeve bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 3 makina dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.


