Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”, janë përfshirë dy automjete.

Nga informacionet paraprake dyshohet për 4 të plagosur.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës nga ku raportohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas gazetares së Ora News, 3 pasagjerë u dërguan në Spitalin Rajonal të Korçës, ndërsa njëri prej tyre ka dëmtime në këmbë.

Dy të tjerër nuk kanë probleme, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë në vendngjarje.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.