Një 25-vjeçare nga Vlora ka humbur jetë si pasojë e aksidentit me makinë. Shkak ka qenë shpejtësia e lartë prej së cilës automjeti është përmbysur në rrethrrotullim.

Shpejtësia e lartë e automjetit I ka kushtuar jetën  një 25-vjeçareje nga Vlora.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të autostradës Levan-Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake e reja nuk ka mundur të menaxhojë drejtimin e makinës tip Ford në rrethrrotullim ndaj dhe situata i ka dalë jashtë kontrollit.

Si pasojë, ashtu si dhe duket në këto pamje mjeti është përmbysur, ndërsa drejtuesja emjetit ka dalë jashtë tij. Shkak dyshohet të ketë qenë forca e shkaktuar nga përplasja.

Po ashtu bëhet e ditur se e reja ka mundur ti mbijetojë aksidentit, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të, 38-vjeçare banuese në Vlorë, është dërguar në spitalin e qytetit bregdetar ku është vendosur nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar fshatin Mirakë të Elbasanit.

Sipas të dhënave zyrtare një automjet ka përplasur motorin.

Si pasojë shtetasi R. Shkalla ka pësuar dëme të mëdha. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit si dhe autoambulanca.

Pas dërgimit në spitalin e Elbasanit ai është vënë nën kujdesin intensive të mjekëve.

Në muajt gusht shtator është regjistruar një rritje e aksidenteve në rrugë po ashtu edhe numri i viktimave.