Merret vendimi, viti i ri shkollor në 14 shtator, me masat anti-covid

Merret vendimi, viti i ri shkollor në 14 shtator, me masat anti-covid

Të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend do të hapen në datë 14 shtator.

Në një komunikimi me qytetarët, Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftuan përgatitjet për hapjen e vitit të ri shkollor.

Shahini deklaroi se janë zhvilluar disa skenarë për hapjen e shkollave dhe se i ka kërkuar bashkive që të fillojnë procesin e pastrimit të shkollave për në shtator. Fillimi i mësimit do të përcaktohet edhe nga situata e shkollave, duke kujtuar ato të dëmtuara nga tërmeti, ndaj mësimi do koordinohet mes asaj në distancë dhe në klasa.

Besa Shahini: Duam të hapim shkollat për të gjitha nxënësit e arsimit parauniversitar, duke kombinuar edhe me mësimin që zhvillohet në kushte shtëpie, 87% e nxënësve dhe mësuesve mendojnë se duhet të kthehemi në shkollë, ndërsa 13% duan që të vazhdojë mësimi online. Ne kemi zhvilluar disa skenarë për hapjen e shkollave. Skenarët janë të ndryshëm në varësi me numrin e nxënësve. Ka shkolla që duhet të ndahen në dy turne dhe ka shkolla si në ato të zonave të tërmetit që duhen organizuar. Ne kemi bërë një pilotim për kthimin e nxënësve me kthimin e maturantëve në maj. Po ashtu po shohim edhe shtetet e tjera. Ne duam t’i hapim shkollat për arsimin parauniversitar, por bazuar në të gjitha masat. Bashkitë duhet të fillojnë procesin e pastrimit të shkollave për në shtator. Kërkojmë edhe mbështetjen e ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e shkollave në shtator.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se parakusht për hapjen e shkollave vlerësohet krijimi i kushteve dhe respektimi rigoroz i protokolleve të sigurisë.

Ogerta Manastirliu: Çdo vendim për hapjen e shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet përgjegjëse për garantimin e masave të distancimit social dhe sigurisht duke vlerësuar në dinamikë situatën epidimiologjike.

Nga pikëpamja epidemiologjike, nga vlerësimet sistemike të kryera nga Qendra Evropiane e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve, rezulton se transmetimi i sëmundjes në shkolla ka qenë i rrallë dhe nëse merren masat e duhura të distancimit fizik, higjienës dhe masa te tjera, ato kanë pak gjasa që të jenë mjedise efektive të shtimit të transmetimit të virusit, më shumë se sa vendet me densitet të njëjtë të njerëzve, si p.sh. në vendet e punës apo vendet argëtuese.

Sa i përket ecurisë së pandemisë, e vetmja konstante që ka një ndikim të drejtpërdrejtë është sjellja njerëzore. Që do të thotë se zbatueshmëria e të vetmeve armë që ne kemi në dorë sot, që janë distancimi fizik, higjiena dhe masat e tjera mbrojtëse, janë parakusht edhe për hapjen e institucioneve arsimore. Edhe njëherë kërkojmë bashkëpunimin e secilit prej jush për zbatimin e rregullave që na dikton normaliteti i ri, për të kufizuar përhapjen e virusit, duke mos harruar që shëndeti vjen i pari.

Do të jenë grupet e eksperteve qe do te bejne detajim për secilen nga shkollat.

https://youtu.be/K-DysOkRwKw

Vendi Lajme shkolla Aktualitet shahini manastirliu arsimi bashkite

EMISIONET