Modelja bukuroshe Redona Koci, ka rrëfyer në emsionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, momentin më të sikletshëm televiziv.

Në fakt, kjo histori daton shumë vite mëparë, pikërisht në intervistën e Redonës me Turjan Hyskon, në emisionin e ‘Oktapod’, rubrika ‘Në shtrat me ….’.

Ester Bylyku: Redona, nga të gjitha daljet e tua televizive, cili ka qenë më i sikletshmi?

Redona Koci: Më e sikletshmja ka qenë intervista ime e parë. Ka qenë me Turjan Hyskon, madje ka qenë dhe live. Më ka vendosur në një siklet të paparë. Pyetjet nuk ishin të nivelit tim. Nuk më pëlqyen, por u përpoqa ta kaloja me sportivitet, dhe t’i ktheja përgjigjet e duhura. Isha shumë në siklet. Nuk e mendova që pyetjet do ishin ekzagjeruar deri në atë masë.

Ester Bylyku: Kanë qenë pyetje +18 dhe nuk ishe paralajmëruar për këtë pjesë?

Redona Koci: Jo, nuk më kishin thënë.