"Ai kujton se nuk di ti përgjigjem", Basha: Kjo nuk është betejë mes meje dhe Ramës

"Ai kujton se nuk di ti përgjigjem", Basha: Kjo nuk

Gjatë takimit me qytetarët në Elbasan, kryetari i PD Lulzim Basha shpjegoi se pse ka zgjedhur të mos merret personalisht me kryeministrin Edi Rama.

Sipas kryedemokratit, kjo nuk është një betejë mes tij dhe kreut të mazhorancës, por betejë për ta drejtuar Shqipërinë drejt BE-së.

Po çmenden duke hedhur baltë mbi fushatën, kjo është simptoma e asaj që ka ndodhur këto 8 vite. E keni parë që nuk merrem me të. Ai kujton se nuk di ti përgjigjem. Unë di ti përgjigjem shumë mirë. Por kjo nuk është betejë e imja dhe e tij. Ai do ta kthejë në një betejë personale, do ta kthejë këtë betejë mes meje dhe tij, unë nuk i kam kthyer përgjigje se nuk dua të humb kohë. Koha e tij ka mbaruar. Kjo është betejë që shëndetësia shqiptare të funksionojë, kjo është betejë për të pasur një demokraci, për të rihapur rugën drejt BE e cila ka 8 vite na është bllokuar”, tha ndër të tjera Basha.

Lexo edhe: I “zenë pritë” te Tuneli i Krrabës, Basha: Siç afruam Tiranën me Elbasanin, afrojmë Shqipërinë me Europën

Vendi Edi Rama Lajme elbasan lulzim basha Politikë zgjedhjet Aktualitet fushata

EMISIONET