Një mrekulli ka ndodhur me Kasen Donerlson , të voglin 1 vjeçar i cili arriti ti mbijetojë sëmundjes të mëlçisë dhe Covid-19.

Kur ishte vëtëm 2 muajsh vogëlushi shfaqi simptoma serioze të sëmundjes të rallë të mëlçisë atresia biliare, e cila shkakton bllokime në rrugët nga mëlçia në fshikëz e tëmthit. Për tu shëruar atij i duhej një transplant i melçisë.

Donerlson vendosi që një spital në Pittsburgh ishte opsioni më i mirë për procedurën e djalit të saj ku u regjistruan ne listën e pritjes për një donator.

Në fund të muajt nëntor Kasen filloi të kishte ethe dhe pas tamponit ai doli pozitiv me Covid-19.

Sidoqoftë, pas katër ditësh në spital, Kasen ia doli.

“Ai gjithmonë duket se i mrekullon mjekët e tij. Ai është një bekim dhe është një mrekulli”-tha e ëma.

Vetëm dy javë më vonë, në dhjetor, një mrekulli tjetër ndodhi: Kasen kishte një dhurues të mëlçisë.

“Zemra ime ishte aq e lumtur sa vetëm kaq mund të bëja të qaja“, tha Donerlson, nëna e vogëlushit.

Kasen bëri transplantin e tij më 3 janar, vetëm disa dit para ditëlindjes së tij të parë. Nëna e tij thotë se ai është i lumtur dhe në gjendje të mirë shëndetësore.