Agjenti i Bale: Nuk ka qenë kurrë kaq pranë largimit nga Real Madrid

Agjenti i Bale: Nuk ka qenë kurrë kaq pranë largimit nga Real

Jonathan Barnett, agjenti I Gareth Bale, konfirmon largimin e uellsianit nga Real Madrid.

“Ka shumë punë për të bërë, por Gareth nuk ka qenë kurrë kaq larg Real Madrid në 7 vitet e fundit. Operacioni është i komplikuar por gjërat mund të ndryshojnë me shpejtësi.

Mourinho? Gareth ka folur me të dhe i ka shpjeguar se Tottenham ze një vend special në zemrën e tij”, ka thënë Barnett për Sky Sports, raporton Ora News.

Tottenham po studion mundësinë e marrëveshjes në formë huazimi ose blerje përfundimtare, që mund të përfshijë shkëmbimin me një futbollist të ekipit që drejtohet nga Jose Mourinho.

Madje, sipas mediave angleze, thuhet klubi nga Londra është i gatshëm ta shkëmbejë me Dele Allin. /Ora News

EMISIONET