"Afera më e madhe korruptive e 100 viteve", Kryemadhi denoncon landfillin e Tiranës: Padi në SPAK

"Afera më e madhe korruptive e 100 viteve", Kryemadhi denoncon

Kryetarja e LSI gjatë një konference më shumë se 60 minuta, renditi disa akuza për inceneratorin e Tiranës, duke e cilësuar si aferën më të madhe korruptive.
Kryemadhi renditi 7 shkelje të rënda, duke i drejtuar gishtin edhe vetë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

"Është një skemë e pastër e një strukture kriminale, e cila jo vetëm grabit paratë e Buxhetit të Shtetit, të qytetarëve të Tiranës."

Kryetarja e LSI, përveç shumë emrave të mazhorancës socialiste, akuzoi si të përfshirë në aferë edhe ish-ministrin e saj Lefter Koka, i cili ka braktisur LSI.

"Skema e pastrimit të parave, e cila vjen jo vetëm nga inceneratorët, por edhe shumë lëvizje të tjera financiare që janë të dokumentuara, janë të argumentuara dhe do ti ndiqni hap pas hapi."

Kryemadhi firmosi përpara mediave padinë me mbi 20 faqe që do ta dërgojë në SPAK.

"Mashtrimi që është bërë nga Ministria e Mjedisit për emergjencën, për nxitimin, për mungesën e ofertave më 17 maj të 2019, kryetari ii IKKT-së miraton me kusht lejen e ndërtimit. Dy vjet më pas."

https://www.youtube.com/watch?v=i0KwWgozbsM

EMISIONET