Afera e inceneratorëve/ Lela: Ngjason me protestën e mbetjeve kimike. Ja droja ime

Afera e inceneratorëve/ Lela: Ngjason me protestën e mbetjeve kimike.

Gazetari dhe autori i “Politik On” në RTV Ora, Alfred Lela, I ftuar në intervistën e mbrëmjes me Beti Njuman, ka folur rreth asaj që është tema kryesore e politikës dhe jo vetëm, afera e inceneratorëve.

Sipas tij, kjo çështje duhet të jetë tema kryesore për opozitën por nuk fshehu drojën e tij nëse lideri i saj Lulzim Basha do ta vazhdojë apo jo.

Beti Njuma: A është e denjë që çështja e inceneratorëve të jetë “kali i betejës” për opozitën?

Alfred Lela: Shqetësimi është tjetër. Jo a është kal beteje I opozitës, por a do e çojë opozita deri në fund? A do ta çojë zoti Basha apo do ta lerë në mes të rrugës? Dhe ky është shqetësimi im, ose droja ime.

Sa i takon denjësisë, sigurisht se ka të bëjë me një abuzim që duket qartë. Duket nga personazhet e përfshirë, duket nga ministrat, duket nga shtresat, duket edhe nga regjistrimi firmave fantazëm në parajsa fiskale. Pra, të gjitha hijet që dalin në skenë tregojnë për një teatër abuzimi dhe skandali”.

Beti Njuma: Nga ajo që pamë nga konferenca e liderit të opozitës dukej një sfidë e hapur apo një hedhje dorashke ndaj SPAK. Zoti Basha tha “ju zotërinj të SPAK inkurajoni vjedhjen, inkurajoni hajdutërinë, ju bëheni pale që shqiptarët të mos kenë masa lehtësuese që kam tre javë që I përsëris”

Alfred Lela: Unë nuk kam dyshime, kam drojë. Mesa kam parë, çështja është serioze dhe Basha ka qenë serioz deri tash. Këto dy seriozitete bashkohen dhe prodhojnë një gjë. Unë kam drojë dhe jo dyshim por besoj se është një betejë që I shkon opozitës, që mund të prodhojë diçka për opozitën, edhe politikisht, sepse bashkohen politiciteti I çështjes që I duhet opozitës me kauzën e publike që I nevojitet opinionit publik. Këto të dyja bashkohen dhe mund të krijojnë një shtjellë sepse unë e shoh çështjen e inceneratorëve të ngjashme me protestën e mbetjeve kimike që donin të vinin dhe pati një sensibilitet, pati një dalje në shesh”.

Vendi Lajme rtv ora intervista Politikë Lajmi i fundit basha Aktualitet beti njuma alfred lela Inceneratoret

EMISIONET