Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga bashkimi i operatorëve Mapco Construction i Mabetex Group i cili ka 50% të aksioneve,  YDA-Group me 48% dhe  2A Group SH.PK me 2%.

Kompania Mabetex Group i përket shqiptarit të mirënjohur në fushën e ndërtimit, Behgjet Pacolli.

E njohur për investime të rëndësishme në disa shtete, dhe si një kontribuese e rëndësishme në Kosovë Mabeteks do të realizojë aeroportin në qytetin bregdetar që do të presë vizitorët për jugun e Shqipërisë, por po ashtu do të ndikojë dhe në uljen e tarifave.

Kryeministri Edi Rama pohoi se është i lumtur që baza e koncorsiumit mban flamurin shqiptar.

“Jam shumë i lumtur që më në fund Behgjet Pacolli do ta ketë mundësinë të provojë atë që prej kohësh ka dëshiruar ta provojë.”

Për investimet e suksesshme Pacolli jo pak herë është vlerësua me çmime në disa shtete.

Gjatë prezantimit të fituesit u bë e ditur se negocimi me kompanitë do të nisë ditën e hënë për të nisur më pas nga puna.

Për garën e hapur në 1 shkurt morën pjesë 2 kompani, njëra prej të cilave u skualifikua pasi nuk përmbushte kriteret teknike dhe financiare.