Bridgerton është bërë një ndër serialet më të ndjekura në platformën Netflix në të gjithë botën.

Kostumografia, ngjarjet, mënyra e jetesës në Londrën e shekullit XVII dhe aktrimi i protagonistëve kanë tërhequr vëmendjen e mijëra shikuesve mbarë botën.

Por ai që u pëlqye më së shumti ishte protagonisti i sezonit të parë, Rege-Jean Page, në rolin e Dukës.

Me sa duket aktori që fitoi zemrat e të gjithëve për performancën dhe pamjen e tij tërheqëse nuk do të jetë pjesë e sezonit të dytë. Ky lajm u bë i ditur nga faqja zyrtare e serialit në twitter.

Në njoftim shkruhet –Do na mungojë duka Sajmon në ekran, por ai do jetë gjithmonë pjesë e familjes Bridgerton.

Menjëherë pas njoftimit Rege-Jean Page reagoi në rrjetet social , me një foto nga seriali ku ka shkruar –Ishte kënaqësi dhe privilegj të qënurit Duka yt-

Pas njoftimit të largimit të Dukës nga seriali fansat u shprehen të zhgënjyer për vendimin e produksioit.

Mbetet për tu parë se çfarë so ndodhë me bashkëshorten e Dukës gjatë sezonit të dytë, pasi protagonistja Pheobe Dynevor do jetë pjesë e kastit në sezonin e ri.