Abuzoi me 13-vjeçaren, gjykata arrest me burg 40 ditë për Blerim Bizgjonin: Nuk e kam bërë, kini mëshirë

Abuzoi me 13-vjeçaren, gjykata arrest me burg 40 ditë për

I heshtur para kamerave dhe më pas ka shpërthyer në lot para gjykatës, 46 vjecari nga Vërdova e Pogradecit i akuzuar se abuzoi seksualisht shoqen 13 vjecare të vajzës që e mori në shtëpi për tu përkujdesur! Përmes avokatit të caktuar nga Shteti mohoi akuzat, ndërsa gjykata e la në 40 ditë arrest, kohë gjatë së cilës prokuroria do të paraqesë ekspertizat për të dhe viktimën e dyshuar të abuzimit.

Me kokën ulur, duart e lidhura pas shpine dhe maskën në fytyrë u paraqit në gjykatë, Blerim Bizgjoni, 46 vjeçari nga Vërdova e Pogradecit i akuzuar se abuzoi seksualisht me shoqen 13 vjeçare të vajzës të cilën e mori nga familja me premtimin për tu përkujdesur.

Pas kafazit prej xhami tentoi t'i fshehë ndjesitë para mediave, ndërsa me dyer të mbyllura mësohet se shpërtheu në lot, duke kërkuar mëshirë e duke mohuar akuzën.

Bizgjoni: Nuk e kam bërë atë veprim. Kini mëshirë!

Kërkoj drejtësi dhe kini mëshirë pasi nuk kam bërë asgjë për çfarë më akuzojnë.

Pasi shqyrtoi dosjen, gjykata vendosi ta mbajë me në burg për të paktën 40 ditët e ardhshme, kohë gjatë së cilës Prokuroria duhet të paraqesë dy ekspertizat për të akuzuarin dhe minorenen që e denoncoi.

Avokati: Është çështje mjaft sensitive, nuk e pranon faktin.

Asnjë fjalë nuk tha i dyshuari për mediat as kur u nxorr nga gjykata edhe pse u përballë me pyetje.

46 vjeçarin u arrestua pas denoncimit nga vetë 13 vjeçarja e cila në dëshminë e saj tha se ai e kishte dhunuar dhe abuzuar seksualisht në banesën që ia ofroi si strehë.

Por që prej ditës kur u zbulua historia tronditëse e Pogradecit,  dy raste të tjera ngacmimi seksual janë raportuar në Lushnje.

Këtë të hënë (14 shtator), një 54 vjeçar tentoi të bëjë vetëdrejtësi duke sulmuar një 43 vjeçar e që akuzon se u ngacmoi seksualisht vajzën 17 vjecare.

Që të dy përfunduan në spital dhe të arrestuar.

Vendi Lajme Sociale gjykata Aktualitet abuzimi me te mituren denim me burg

EMISIONET