Rastet e rënda të ndodhura së fundmi me abuzimet seksuale me të mitura, kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen te adoleshentët dhe problemet e tyre.

Ekspertët e fushës ja vënë përgjegjësinë prindërve të cilët duhet të komunikojnë më tepër më fëmijët.

“Ajo që dua unë të theksoj si psikologe është tek gjeneza e përdhunimit që ka të bëjë me edukimin seksual tek fëmijët dhe me edukimin seksual që vjen nga shkollat. Ajo që shoh unë është një mungesë e komunikimit të prindërve me fëmijët.”

Sipas psikologes Anxhela Peza shumica e abuzimeve ndodhin pasi adoleshentët e kanë të vështirë të tregojnë problemet personale, nga frika e paragjykimit.

“Po të vëmë rastet e fundit nuk është denoncimi i prindit por shikojnë agravimin që ka viktima në këtë histori.”

Rastet e abuzimit seksual janë një këmbanë alarmi për prindërit por dhe institucionet që tu kushtojnë një rëndësi më të vecantë fëmijëve sidomos atyre të mitur.