Së fundmi i gjithë opinioni publik është tronditur nga ngjarja e rëndë pedofilie në Pogradec. Një 46 vjeçar ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me një 13 vjeçare.


Drejtues i Qëndrës së të drejtave të fmijëve, Altin Hazizaj në një intervistë për Ora Neës thotë se sa herë ka raste të tilla ne shikojmë që institucionet kanë mangësi serioze në punën e tyre.


Hazizaj thekson se një ndër institucionet kryesore është arsimi nëse do të kishim një mekanizëm funksionale të raportimit të dhunës dhe marrëdhënies me nxënësit atëhere do të kishim një situatë më të qëndrueshme dhe nuk do të ndesheshim me këto ngjarje të rënda. Sipas tij Ministria e Arsimit është një derë e e mbyllur e cila prej kohësh ka treguar se nuk është e aftë të mbrojë fëmijët.

Duhet të kemi jo vetëm një sistem më të mirë kontakti por një mekanizëm funksional të raportimit të dhunës. Ne ka vite që i kërkojmë ministres aktuale të arsimit këtë gjë, e cila nuk dëgjon. Tani unë nuk kam çfarë them për një njeri që thotë do të kthehem në shtëpi, në Kosovë. Një personi që nuk i bëhet vonë për fëmijët shqiptarë është e kotë t’i themi. Dhe për mua është habi se si ajo vazhdon qëndron në postin e saj, ndërkohë që duhet të ishte larguar nga ai pozicion që ditën e parë që u raportua dhuna seksuale në shkollat shqiptare. Pra, një person i padenjë dhe ndërkohë harxhon konsumon taksat në mënyrë të padrejtë do të thotë që përgjegësia morale dhe materiale është inegzistente. Ministria e Arsimti është një derë e mbyllur, një derë e cila ka treguar tani prej afro dy vjetësh që nuk është e aftë të mbrojë fëmijët. E vetmja gjë që ne na ka mbetur të bëjmë është të çojmë padi penale sepse mendojmë në fakt që ajo e ka shpërdoruar detyrën”– thotë Altin Hazizaj