I ftuar në RTV Ora, analisti Enton Abilekaj tha se Shqipëria ka bërë hapa pas në raport me lirinë e medias.

Abilekaj tha se në 3 gusht u shfrytëzua pushimi mediatik që të kishte një sulm ndaj televizionit ORA.

Për Abilekajn, fakti që u soll policia në sekuestro sikur po sekuestrohej drogë, tregon se qëllimi nuk ishte pronari, por media.

Abilekaj: Shqipëria ka bërë hapa pas në lirinë e medias. Në 3 gusht sapo filloi pushimi mediatik, kemi një sulm ndaj një media, ORA News. Koha e zgjedhur nuk është rastësore, sepse nuk ka ndodhur kundër pronarit, por vetë medias. U gjet koha e pushimit mediatik. Fakti që u soll policia në sekuestro sikur po sekuestrohej drogë, kjo tregon se qëllimi nuk ishte pronari, por media. Rasti i Ora News është konfirmimi i gjithë ndërkombëtarëve dhe medieve në vend, që përdorim i OFL-së do të përdorej nga Rama për të goditur armiqtë e tij.

Vendimin e SPAK, Abilekaj e quan politik dhe shton se institucionet shtetërore po përdoren dhe se kjo është diçka shqetësuese.

Abilekaj: SPAK në këtë rast zbaton një vendim politik duke sulmuar një person caktuar. Mënyra se si përdoren institucionet e qeverisë është diçka shqetësuese. Rama i mbylli gojën Agon Channel dhe këto para duhet t’i paguajmë ne. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në botë, që të të mbyllin gojën dhe pastaj të të marrin edhe paratë për këtë mbyllje goje. Tani mund të ndonjë që administratori shtetëror të mos ketë eksperiencë me televizionin dhe ta falimentojë atë. Çfarë do të bëjmë ne, do të paguajmë sërish një tekë të një njeriu?

Referuar kushteve për integrimin e Shqipërisë në BE, Abilekaj tha se Rama ka lejuar që të shtohen kushtet me qëllim pasi kërkon në mandant të tretë pa institucione në vend.

Abilekaj: Në raport me kushtet ne kemi bërë hapa mbrapa duke shtuar kushtet. Ky shtim kushtesh është një strategji e Ramës që të mos pranohemi në BE dhe të mos hapen negociatat. Në vitin 2019 u shtua kushti i reformës zgjedhore. U arrit një marrëveshje në 5 qershor që e mbylli kushtin e reformës zgjedhore, por befas, kryeministri e prishi këtë kusht dhe e rihapi çështjen e reformës zgjedhore. Edhe Gjykata Kushtetuese në maj u dështua me qëllim, sepse qeveria nuk e do as këtë gjykatë. Po ashtu, edhe Gjykata e Lartë mbahet peng me qëllim. Rama ka zgjedhur një rrugë tjetër, pa institucione, pa opozitë dhe të marrë mandatin e tretë ku askush të mos ketë të ankohet. Reforma në drejtësi po vonohet me qëllim nga mazhoranca.

Intervestoi Besmira Pelushaj, përgatiti A. Kurti