I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi u shpreh se thirrja e anëtarëve të UÇK-së në Hagë është një padrejtësi ndaj kombit shqiptar.

Boiken Abazi: Kjo është një ndër padrejtësisë më të mëdha që i bëhet kombit shqiptar. 25 vitet e fundit arritja më e madhe e shqiptarëve ka qenë lufta e UÇK-së. Unë i ndoqa dy seancat e sotme. Edhe pse Tahçin e kemi kundërshtar politik nuk i a urojmë këtë gjë.

Ne e kemi kundërshtuar këtë gjykatë Speciale dhe e kemi votuar kundër. Ndërsa jam prekur nga fjalimi i Jakup Krasniqit që nuk pranoi as avokat. Kjo gjë nuk ka ndodhur ndonjëherë. Kjo është si gjykata e Nurembergut, por e kthyer me kokë poshtë.

Besoj se kjo lidhet me krimet e paqes që kanë kryer njerëz si Thaçi dhe Veseli që e kanë kapur shtetin për interesat e tyre. Ata kanë pasur garancinë e vet se nuk do të shkonin në speciale duke i bërë këtë gjëmë Kosovës.