I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi tha shifra lidhur më të dënuarit për krime lufte në Serbi dhe Kosovë.

Boiken Abazi: Nga të dhënat e nxjerra nga organizatat ndërkombëtare janë hapur në Kosovë 47 çështje për krime lufte. Në Serbi 17 çështje për krime lufte në rastin e Kosovës. Kosova ka 111 të akuzuar, ndërsa Serbia 64 të akuzuar, ku 21 janë shqiptarë, 43 serbë.

Kosova nga këta 111 të akuzuar i ka 61 shqiptarë dhe 44 serbë. Të dënuar për çështje që lidhen me luftën në Kosovë janë 34 shqiptarë dhe 4 serbë. Tashmë janë verdikte. Në Serbi janë 2 shqiptarë të dënuar dhe për pjesën tjetër, 4-5 serbë nuk dihet se si është verdikti final.