Vota e të infektuarve me Covid në pikëpyetje, Celibashi: KQZ nuk u mundëson dot votën me 25 prill

Vota e të infektuarve me Covid në pikëpyetje, Celibashi: KQZ nuk

Zgjedhësit që do të jenë me Covid në datën 25 prill nuk do të kenë mundësi të hedhin votën e tyre. Ilirjan Celibashi e konsideron të pamundur dërgimin e fletëve të votimit në shtëpitë e tyre, teksa drejt dështimit po shkon dhe votimi i emigrantëve. Nga ana tjetër KQZ kërkon shtyrjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit.

Pandemia mund të cënojë votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndryshe nga Kosova që të infektuarve me Covid ua mundësoi të drejtën për të zgjedhur duke ua çuar në shtëpi fletën e votimin, KQZ në Shqipëri nuk ka asnjë mundësi ta realizojë një skenar të tillë.

Celibashi: Nëse qytetarët janë të pamundur për të dalë nga shtëpitë e tyre për arsyet e Covid ne s’kemi asnjë lloj mundësie për tua ofruar shërbimin e votimit atje ku banojnë. I vetmi përjashtim që sanksionon Kodi Zgjedhor ka të bëjë me qendra të posaçme që ngrihen në institucione siç janë burgje dhe në rast ku ka jo më pak se 15 zgjedhës.Nëse partitë dhe Parlamenti dakordësohet mund të bëjnë ndryshime në ligj për të gjetur zgjidhje në këtë, por e shoh të vështirë që të bëjmë një zgjidhje. Ata do vazhdojnë të ngelen pa votuar sa kohë të jetë ky kuadër.

Nga 3.5 mln shqiptarë me të drejtë  votë, rreth 1/3 e tyre nuk ka një dokument identifikimi të vlefshëm për zgjedhjet e 25 prillit.

Për këtë arsye ashtu si PD edhe Komisioneri Shtetëror mendon se shtyrja e afatit të tyre është zgjidhja më e mirë.

Celibashi: Dje është mbyllur afati për të kërkuar listën e zgjedhësve nga zgjedhësit dhe me këtë rast i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kontrollojnë adresat, edhe pse nuk mund të ketë ndryshime me përjashtim të disa rasteve në përbërësit zgjedhor apo në qendrën e votimit. Për shkak të tërmetit, disa adresa të qendrave të votimit mund të kenë ndryshuar.

Sipas ekstraktit të fundit janë 3.594.872 zgjedhës, mes të cilëve 932 mijë qytetarë të cilëve u ka skaduar  dokumenti i identifikimit. KQZ do t’i adresojë një kërkesë zyrtare Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave të paktën deri më 30 prill. Pas datës 8 mars që përfundon dhe afati i dorëzimit të listës së kandidatëve për secilin subjekt zgjedhor, KQZ do të fillojë procesin e verifikimit të kandidatëve.

Deri tani nuk kemi asnjë rezultat konkret për votën e emigrantëve. Nuk kam qenë asnjëherë optimist për këtë proces. Kam qenë dëshirëplotë. Por nuk kemi pasur kohë

 “Loja” politike për votën e emigrantëve për ta ngecur fajin në KQZ, ka futur në sherr mazhorancën me kryekomisionerin.

Por Celibashi e bën të qartë se kujt do t’i mbetet përgjegjësia në rast se 3400 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk do të votojnë.

Celibashi: Është e kotë për mendimin tim të luajnë, ka shumë rëndësi koha. Nëse ti këtë vendim e merr sot dhe i thua KQZ-së nesër e dua gati, kjo nuk bëhet. Nëse nuk do t'ja dalin është zero përgjegjësia e KQZ.

Për zgjedhjet e 25 prillit janë regjistruar në KQZ 46 parti politike, ku 27 prej tyre janë grupuar ne 3 koalicione si dhe do të dalin para zgjedhësve edhe 8 kandidatë të pavaruar.

Vendi Lajme Aktualitet kqz votimi ilirjan celibashi

EMISIONET