Një nga çiftet më të famshme televizive padyshim që janë Geri Bardhi dhe Ina Kollcaku. Ata qëndruan bashkë për disa muaj, derisa disa javë më parë lajmëruan se ishin ndarë.

E ftuar në Glamour Zone në Shtator 2020, Ina Kollcaku pranoi për moderatoren Ester Bylyku se ishte ende me Gerin, por flirtonte edhe me meshkuj te tjerë. Ndërsa së fundmi, i ftuar ka qenë Geri Bardhi i cili rrëfeu arsyen e ndarjes.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, si po e përballonte ndarjen, ai shfryu duke ulur kokën.

Ndërsa sa i përket arsyes së ndarjes, Geri u përgjigj: ‘‘Unë dhe Ina më tepër jemi njohur jashtë. Dhe kur dolëm kuptuam që nuk përputheshim me njëri-tjetrin. Ndaj vendosëm të ndaheshim. Por ruajmë marrëdhënie miqësore.”