Koronavirusi që po rrezikon botën tani nuk është i njëjtë me koronavirusin që u shfaq për herë të parë në Kinë.

Sars-Cov-2, emri zyrtar i virusit që shkakton sëmundjen Covid-19, që po vazhdon të ndjekë një shteg shkatërrimi në të gjithë globin, është duke ndryshuar.

Por, ndërsa shkencëtarët kanë vërejtur mutacione, ose ndryshime në materialin gjenetik të virusit, vetëm një prej tyre është veçuar si më i rëndësishmi sjelljen e tij.

Pyetjet thelbësore në lidhje me këtë mutacion janë: a e bën këtë virus më infektiv – apo vdekjeprurës – tek njerëzit? Dhe a mund të përbëjë një kërcënim për suksesin e një vaksine në të ardhmen?

Ky koronavirus, në të vërtetë, po ndryshon shumë ngadalë në krahasim me një grip të ngjashëm.

Me nivele relativisht të ulët të imunitetit natyror në popullatë, pa vaksina dhe pak trajtime efektive, nuk ka asnjë presion mbi të që të adaptohet duke i ndodhur mutacione.

Deri më tani, është duke bërë një punë të mirë për ta mbajtur veten në qarkullim ashtu siç është.

Mutacioni i dukshëm – i quajtur D614G që ndodhet brenda proteinave në “pikën” e virusit që ai përdor për të shpërthyer në qelizat tona – u shfaq menjëherë pas shpërthimit fillestar Wuhan, ndoshta në Itali.

Tani shihet në rreth 97% të mostrave në të gjithë botën.