I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se opozita nuk po planifikon më protesta të tjera.

Hila: A po planifikon opozita protesta?

Shehi: Jo! Tani për tani jo. Ndërsa për listat dhe zgjdhjet faji është i Ramës. U bë për të hequr koalicionet, se përfitues është kryeministri. Unë si LZHK marr rreth 20 mijë vota. Këto vota nuk përkthehen në ansjë deputet për shkak të këtij ligji, se i kemi të shpërndara. Këto vota i shkoi koalicionit. Tashmë nuk i shkojnë më koalicionit, por ndahet mes PS-së dhe PD-së në mënyrë të barabartë.

Rama mendon se do të marrë deputetë me këtë sistem, por nuk do të marrë më shumë se 2-3 deputetë, gjë e cila do të është e papërfillshme sepse do të ketë një humbje shumë të thellë. Ligji pritet që të shkojë në presidencë, ai do ta kthejë, dhe pritet që ata ta votojnë sërish.