Në Italinë fqinje, nisi pak kohë më parë një prej gjyqeve më të mëdha të historisë së atij vendi kundër Mafies.Në fakt nuk është hera e parë që shteti Italian ndërmerr hapa të fuqishëm në luftën kundër Mafias.

Në Itali gjejmë madje edhe simbolet e nivelit “nobel” të luftës dhe fitores mbi Mafien. Simbolet dhe emblemat e tilla si Falcone dhe Borsellino janë ikonat e shembullit kur shteti ngrihet mbi mafien.

Në historinë e hetimit antimafia, bie në sy fakti se mafia ka depërtuar lidhjet e saja në politikë, administratën shtetërore dhe agjensitë e zbatimit të ligjit. Para pak kohësh, Prokurori italian Nicola Gratteri deklaronte se ; “në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryhesh hetime të forta e vendimtare”.

Në raportin e Transparency International mbi vendet e Ballkanit (Shqipëria) theksohej se ; “Poltikanët dhe rrethi i tyre kontrollojnë gjithshka duke përfituar përmes korrupsionit dhe duke mos u ndëshkuar”!

Nëse e kuptojmë “mafien” si një mekanizëm zinxhir ; sekt, pushtet, korrupsion, kaos, mashtrim, varfërim, akaparim, fasadë, dhunë, atëhere askush nuk mundet ta mohojë dot ekzistencën dhe pushtetin e Mafies në Shqipëri.

Sot, në shekullin e 21-të nuk presim të shohim mafien e stilit “Kumbari” të Al Paçinos, por të një “Network/u” të mirëkalkuluar, sofistikuar, orientuar dhe vibrant, më gjerë e më thellë se sa shteti vetë.Prokurori italian antimafia deklaroi pikërisht se; “…në ditët e sotme mafia po i përdor gjithnjë e më pak armët….”!

Modeli në krijimin e një “sekti” për marrjen e kontrollit dhe drejtimit të shtetit është një fakt i njohur botërisht.

Shprehja e famëshme “një pallat – një votë” dhe rrjeshtimi kokëulur i shumë individëve brenda këtij ambienti infeksioni të rëndë, tregoi qartë kazanin e fermentimit toksik të mafies që nisi të gjallonte me shpejtësi në Shqipëri !Pushteti i lindur dhe mbështetur kryesisht nga kontratat me botën e krimit dhe oligarkinë korruptive në vend të kontratës me qytetarin, i mbajtur gjallë prej projekteve për inkriminimin e shoqërisë në vend të reformimit të saj, nuk ka emër tjetër veçse “mogul” i pushtetit mafioz.

Mafia sot në Shqipëri ka futur metastazat e saja në segmente të të gjitha llojeve të pushteteve, duke i akaparuar ato pjesë-pjesë. Rrënja qëndron tek pushteti më i fuqishëm, më okulti, tek ai që kontrollon të gjitha llojet e tjera të pushteteve.Dmth, thelbi i fuqisë së Mafias qëndron tek kontrolli i SHTETIT!

Mafia e di mirë, gjithashtu historia e ka provuar se Mafian nuk e mund dot qytetari i thjeshtë. Betejën nuk e bën dot asnjë grupim qytetar, sado i motivuar të jetë ai. Qytetarin e thjeshtë e të pambrojtur, Mafia ose e blen lehtësisht, ose e kërcënon pa asnjë problem ose dhe e eleminon pa u ndëshkuar.Qytetari dhe shoqëria kanë vetëm një mundësi, një mekanizëm, një alternativë për ta luftuar Mafien. Kanë SHTETIN!

Ndaj beteja është se cila palë do ta kontrollojë SHTETIN? Interesat e cilës palë do të mbrojë dhe interesat e cilës palë do të luftojë SHTETI? Mafies apo qytetarëve? Këtu në fakt nis dhe beteja! Beteja e Mafies është të kapë SHTETIN dhe më pas të veprojë përmes tij.Por Mafia nuk e kap dot një SHTET të fortë, një SHTET demokratik, një SHTET mbështerur mbi kolonat e pushteteve të shëndetëshme dhe ndërlidhura nga Ligji. Ndaj investimi i parë i Mafies është dobësimi dhe rrënimi i shtetit. Për këtë i duhen të paaftët, të korruptuarit, të shantazhueshmit, të paqëndrueshmit, frikacakët dhe të shiturit. Ndaj investon tek këta individë, i sponsorizon ata, i promovon ata, i financon ata, i kap ata dhe në fund i përdor ata.

Nuk ka shqiptar normal dhe të përgjegjshëm sot në Shqipëri, pavarësisht “tifozllëkut politik” (që mund të ketë) që nuk identifikon por dhe që ndien dhimbje për katandisjen e SHTETIT tonë në gjëndjen më të mjerueshme politike, ekonomike dhe institucionale.

Ndaj Mafia shkëlqen dhe korrupsioni thellohet pandalim.Mafia mund të duket “xhymerte”, hera herës me qytetarin e varfër dhe të terrorizuar. I paguan kur vjen fushata elektorale listat e borxheve tek dyqani i lagjes, i rregullon ndonjë vend pune në administratën e akaparuar dikujt nga “fis i madh”, dorovit zarfe me disa qindra kartmonedha tek vjen për një kafe në shtëpinë e fansave të lëkundur të opozitës, madje nuk ngurron as dhe të kërcënojë kryeneçët. Por pas kësaj të gjithëve u vidhen nga pak por çdo ditë, rrogat, pensionet, rrugët, spitalet, shkollat, pronat, jeta, ajri që thithin madje! Kjo është sot Shqipëria reale!

Ndaj beteja ndaj së keqes nis me betejën për të bërë SHTETIN, për ta çkapur SHTETIN, për ta forcuar SHTETIN, për t’ja dhënë qytetarit SHTETIN dhe që SHTETI të luftojë Mafien. Vetëm atëhere korrupsioni do të gjunjëzohet para interesave dhe të drejtave të qytetarit. Vetëm atëhere, ekonomia do të çlirohet dhe do të fillojë të prodhojë mirëqënie për qytetarin, vetëm atëhere zyrat e shtetit nuk do të guxojnë të zhvasin e tallen me shqiptarët.

Kjo është beteja jonë më 25 Prill! Jo e thjeshtë për tu fituar por lehtësisht për tu kuptuar. Mbi të gjitha, plotësisht e mundëshme më 25 Prill !Me punë, besim, bashkim, energji, papushim dhe forcë.

Lexo edhe:

“Ndrangheta”, Berisha: Lidhjet me Ramën dhe Veliajn të qarta si kristali, priten publikime të reja

Antimafia sjell në Tiranë dosjen e përgjimeve, nis verifikimi i bisedave