Si mund të gënjejnë kështu njerëz që e quajnë veten elitë dhe ushqejnë këtë genjeshtër duke manipuluar ndërkombëtarët për “Pashallarët e kuq” si vepër kundër regjimit komunist?!! I Kështu Kadarete kanë manipuluar dhe përpunuar të gjithë veprën në shërbim të regjimit komunist këto 30 vjet, tashmē për t’ja shitur Perëndimit me kapak blu.

Tragjedia nuk është Kadare, por mitizimi dhe pompimi I këtij fallsifikimi dhe gënjeshtre duke e pranuar si të vërtetë dhe të moralshme

Kjo ndodh sepse është kultura shqiptare si zotrim manipulim-genjeshtrash në të gjithë hierarkinë politike, kulturore, mediatike .

Kjo vjen si pasojë e keqshkollimit gjatë regjimit komunist, edukimit kulturor me veprat në shërbim të regjimit komunist, letërsia, filmi, mēsimi historik nga historianet në shërbim të historise komuniste dhe të vetme , dhe formimi I njeriut dyfishtë që I është bërë menyrë jetese.

E gjithë kjo armatë e sipërpërmendur kontrollon dhe ka edukuar me të njëjtën mënyre brezin e pas 90-es që reflektohet si në politike, arsim, kulture, letersi media e kudo. Kadare është maja e kësaj piramide ku mbahet e gjithë armata e manipulatorëve dhe fallsifikatorëve.

Këtë bëri Elena sot në një ceremoni ku ishin armata, me dëshminë e fabrikimit e genjeshtrave, jo vetëm si dëshmi gojore, por edhe duke shkruar, si libri “Kohë e pamjuftueshme” që përsëriti përsëri . Koha për të rregulluar gënjeshtrat është gjithmonë e pamjaftueshme.

Por e zeza mbi të bardhe nuk zhbëhet dhe veprat janë aty, si ato të botuara para 90-ës dhe ato të përpunuara këto 30 vjet.

Elena Kadare sot në Panorama

“Dhe ka pasur dy-tri raste të tilla, si me “Pashallarët e kuq” (Poema, ku Kadare paraqet zyrtarët e lartë komunistë me duar të përgjakura gjer në bërryl, që zemëroi Enver Hoxhën në 1975-ën, duke e konsideruar shkrimtarin si armik të Partisë). Asokohe, të gjithë u larguan.”

Mjerim i gjallë për shkrimtar që merren me fallsifikimin dhe manipulimin e veprës në mardhëniet me regjimin diktatorial ashtu si vazhdojnë dhe sot në shërbim të regjimeve politike.

Pashallarët

Midis shkresash, telefonash, letërthithësesh

Ata skenat mbushin gjithnjë

Mjaft me këtë qeshje dashamirëse

Burokratët janë tjetër gjë.

Jo me bojë pelikan përjargur,

Si tuafë të këndshëm ho, ho, ho,

Por të kobshëm

me duar të përgjakura

Gjer në bryle unë ata i shoh.

I shoh atje thellë tek rrëmojnë.

Në themelet e revolucionit pikërisht.

Ç’bëjnë ashtu

pse trupat e dëshmorëve

Kthejneë djathtas, majtas dhe përmbys?

Pa shiko,

trupat sikur i lajnë.

Nga themelet gjakun duan të fshijne shpejt.

Dhe pas gjakut amanetet q’ata lane,

Idealet dhe parimet krejt.

Dhe vulën e gjakut si ta zhdukin,

Oh, e dijnë se është lehte pastaj

Të ndryshojnë revolucionin, diktaturën

E punëtorëve

thelbin e saj.

Ja keshtu, atje në gjunjë të ulur

Lajnë e shplajnë gjakun pa pushim

Po ç’patën papritur

Pse u ndalën

Tek një yrt i shkretë, tek një djerrinë.

Këtu janë varrosur të përmbysurit:

Pashallarë, bejlerë, familjet e mëdha

Ata sulen, trupat kthejnë permbys e nisin

Qe t’i zhveshin me një vrull hata.

Rrobe sundimtarësh të përgjakta

Me nishane e grada veshin shpejt.

Dhe me to mbi supe nëpër natë

Ikin drejt mengjezit si rrebesh.

4.

Dhe mengjezi erdh,

Te zbetë, të ngrirë,

Nën mantelet me nishane e me kurorë

Ata shkojne në zyra, ministrira,

Madje ngjiten gjer në Komitet Qëndror.

Pashallarë të kuq. Bejlerë me tesera partije

Baron-sekretarë. Bosë të naftës. Varg.

Në kortezh të zymtë, nën himne liturgjie

Çojnè tabutin e revolucionit për në varr…

5.

Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe

Buzëqeshje, tundje grushti në miting

Thjeshteësi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,

Dhe fjalët “Enver” “parti”, “autokritike”.

Kështu ishte ditën,

kurse natën

Zbrisnin në themel ata sërish.

Por revolucioni s’ish kala e Rozafatit

Qe duronte ditën ngre e ngre e natën prish.

6.

Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë

Ishte i pari që dyshoi për ta.

Dhe aherë në themele të shtetit

Zbriti si në baladat e mëdha.

Nje pishtar të kuq mbante në dorë.

Dheu dridhej

Flaka mbi ta ra.

Dhe i pa tek prishnin gjakun e dëshmorëve

Tek ndanin mantelet sec i pa.

“Ja, ku qenkeni!”

Ata u ngrinë.

-Oh, shoku Enver, hm, rroftë, oj!-

Por ai i mvrejtur

me dhëmbjen në cdo thinjë

Si një mal në dimër bubulloi.

Krisht ai nuk ish që t’i dëbonte

Nga pushteti me kamcik dhe stap.

Ai klasën ngriti të punëtoreve.

Peër ta bërë burokratizmin zap.

7.

Si dikur patrullat partizane

Shtegëtojnë ekipet e kontrollit punëtor.

Që të mos i marrin ministritë me topa

Neser.

Sot i marrim me kontroll.

Diktaturë e klasës s’është vec në vjersha

Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor.

Je për socializmin?

Vrapo në rrjeshta

Shpall kudo dhe mbi këdo

kontroll punëtor.

Bjeri ditë e natë burokratizmit,

Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.

Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimit

Të të vejë në mur

tek Bulevardi i Madh.

A ka ndonjë njeri me pak fare arsye dhe dinjitet për veten që të thotë këto vargje frymzojnë liri dhe ka disidencë?!!

A kanë kurrë-farë raporti me ndërgjegjen e tyre këta?!Si mund të gënjejnë kështu njerëz që e quajnë veten elitë dhe…

Publiée par Ilir Demalia sur Vendredi 16 octobre 2020