A ka më të ëmbël se kaq? Donaldi i bëri Borës dhuratën më të bukur

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë kthyer në njërin prej çifteve më të dashura në showbizin shqiptar.

Ditën e djeshme të dy na kanë ëmbëlsuar ditën me deklaratat e tyre te dashurisë.

Tashmë e dimë që Donaldi ka pasion pikturën, për të cilën ka studiuar dhe shpeshherë ndan me ndjekësit disa nga krijimet tij.

Dje, aktori shumë i dashur për publikun ka realizuar një pikturë për moderatoren, Donaldi ndau në Instagram një video ku ka treguar gjithë procesin për realizimin e këtij portreti, teksa ka shkruar “Për ty Bora Zemani.”

Sigurisht, edhe moderatores i ka pëlqyer shumë kjo vepër dhe i komentoi në postim: “Të dua!”. Nga ana tjetër i është përgjigjur sërish Donaldi në koment ku i shkruan: “Unë më shuuumë.”

Showbiz Lajme pikture Instagram bora zemani donald veshaj dhurate

EMISIONET