Mustafa Nano, gazetari që krijon përherë polemika, ishte i ftuari i mbrëmjes i gazetarit Alfred Lela në “PolitikOn”.

Por mes shumë frazave, Nano mbahet mend për atë të vitit 2013, “Aleanca e Qelbësirave”, duke iu referuar një bashkimi të çfarëdoshëm përballë ish-qeverisë Berisha.

Alfred Lela: Është e famshme një titull apo frazë e juaja, në 2013, “Aleanca e qelbësirave”, ku janë sot?

Mustafa Nano: “Sot i ke kudo. Në 2013, kur e kam thënë, kishim një situatë konkrete. Kishim një qeveri që na kishte dëshpëruar të gjithëve, ishte një zhgënjim i madh dhe kishim një grup tjetër njerëzish që kërkonin të merrnin pushtetin dhe që shiheshin si shpresë”.

Alfred Lela: A jemi në nevojë për një “Aleancë Qelbësirash 2”?

Mustafa Nano:Nuk më del ta përsëris se unë nuk shoh asnjë shpresë në krahun tjetër. Sot nuk kemi një garë midis njerëzve që na kanë zhgënjyer dhe disa njerëzve tek të cilët ne shpresojmë. Nuk e kuptoj angazhimin e madh, militant, të kolegëve të mi që janë bërë me një krah dhe e shohin garën elektorale të pas disa muajve sit ë ëngjëjve përballë djajve. Nuk është e tillë”.