Në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Arlind Qori u shpreh se e në gjykimin e tij pothuajse të gjithë popujt në botë janë të majtë.

Qori dha edhe një përcaktim se çfarë quhet i majtë për të dhe shtoi se ai vetë është një i tillë.

Qori: Në gjykimin tim, popujt ngado në botë janë të majtë. Mund të ketë popuj që kanë një shtresë të mesme dhe lëkunden mes qendrës dhe të djathtës. Por në popuj që janë të varfër mendoj se janë të majtë.

Për mua një i majtë është universalisht, një të drejtë që e gëzon vetë, mendon se duhet ta gëzojnë të gjithë. Beson te liria, barazia dhe miqësia mes popujve. Ai urren dhunën dhe shfrytëzimin. Është një individ që është i fiksuar pas demokracisë.

Unë lexoj teori. Unë lexoj Marksin goxha që më ndihmon të kuptoj ekonominë politike dhe kritikën e ideologjisë. Unë lexoj edhe shumë autorë të tjerë. Jam i majtë, por fjala komunist mendoj se është përlyer shumë, se quhen qysh nga Enver Hoxha deri te Edi Rama e Sali Berisha. Madje dikush më ka quajtur edhe Henri Çilin. Jam i majtë dhe besoj te një demokraci e thellë që zgjerohet.