Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 3 vite më parë. Gjatë gjithë kohës ata kanë qenë në vëmendje të mediave turke dhe atyre shqiptare.

E ftuar në një lidhje skype në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora në rubrikën “Special Edition by Arjola Shehu” Almeda  ka folur më shumë për lidhjen që ajo ka me bashkëshortin e saj.

Duke qenë se të dy janë të ekspozuar dhe xhelozitë dashur pa dashur do të jenë prezente, Almeda na i sqaron njëher e mirë se ky nuk është rasti i tyre. Ajo nuk i jep asnjë arsye  Tolgahanit të bëhet xheloz dhe duke njohur tipin që Almeda ka ai ndjehet rehat.

Gjithashtu edhe ajo nuk është xheloze për të pasi e  di shumë mirë me kë është martuar dhe ka besim të plotë te ai.   

“Jo të betohem jo nuk jam njeri xheloz. Nuk e kaloj asnjëherë limitin”

Tollga bëhet xheloz për ty?

“Nuk i kam dhënë asnjëherë shkak që të bëhet xheloz. Unë nuk jam tip që të bëj burrin xheloz. Nuk e çoj deri në atë piëk që të bëhet xheloz. Pasi unë nuk jam tip që vishem shumë ekstravagante, prandaj nuk ka pse bëhet xheloz nga veshja. Nuk jam tip që dal clubeve,prandaj nuk ka pse bëhet xheloz kur unë dal. Nuk jam tip që më luajnë sytë sa andej këtej, jam njeri shumë i mbyllur me familjen me jetën time. Kam atë rrethin tim dhe ai është shumë rehat për këtë pjesë”– rrëfen Almeda.