“A do të mbyllemi në rast përkeqësimi?”, flet Albana Fico: Të dyja skenaret janë në tavolinë

Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në lidhje e masat e reja anticovid ka thënë se duhet të respektohen nga të gjithë që të kenë efektivitet.

Në një intervistë për Ora News, Fico ka theksuar se janë një sërë masash që duhen respektuar për të pasur sukses.

Albana Fico per Ora News:Një masë e vetme asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të bërë një ndryshim të qenësishëm. Këtë e kemi parë sepse as maska vetëm, as fashat orare vetëm, as kufizimet dhe mbyllje biznesesh vetëm nuk e bëjnë dot një ndryshim. Unë besoj te fakti që të gjitha këto masa që merren, vlerësuar në bazë të situatës, të gjitha në kompleks bëjnë pjesë në mekanizmin e ngadalësimit dhe që ne të shikojmë efektin e një mase, është shumë e vështirë që ne të themi që masa e vetme e bëri ndryshimin. Duhet një fashë 3, 4, 6 javore për të qenë të bindur që ky është ndryshimi që ne prisnim”.

Lexo dhe: Ditë tragjike në vend, 525 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid-19

A do ketë kufizime edhe më të mëdha?

Albana Fico per Ora News:Preferoj të flas se çfarë do të ndodhë nëse ne zbatojmë masat, më tepër se sa çfarë do të ndodhë nëse do të ketë një përkeqësim. Të dyja skenaret janë në tavolinë.

Çështja është që a kemi ne në dorë të bëjmë diçka kur nuk kemi një vaksinë? Kur nuk kemi një mjekim specific? Kur nuk kemi preparate që janë të targetuara. Por ajo që është shprehur qartësisht në vendimmarrjen e Komitetit është që të vlerësohen javë pas jave dhe këto masa të jenë deri në tre javë.

Asgjë nuk është e shkruar në gur dhe unë besoj te drita, pra nëse do  të jemi ata njerëz që do të respektojmë masat.

Po monitorojme ne menyre rigozore te gjithe situatën dhe bëhen ndërhyrjet e duhura. Ne jemi tejet të kujdesshëm. Shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm”, ka thënë ajo.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik sugjeron vaksinimin nga gripi sezonal dhe mbajtjen e maskës.

Lexo dhe: Nga e mërkura nuk lejohet lëvizja dhe as shërbimi në bare e restorante pas orës 22:00

Intervista u dha për gazetaren e Ora News, Eneida Ndoj.

Vendi Lajme covid vaksina anticovid albana fico ishp Aktualitet insituti i shendetit publik

EMISIONET