Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka paralajmëruar se ka shenja  të një “vale të dytë” të rasteve te koronavirusit në Evropë.

Kjo gjë ka ndodhur me Gripin Spanjoll pas Luftës së Parë Botërore, kur një valë e dytë u tregua më vdekjeprurëse se e para shkruan BBC.

Por e vërteta është se shumë ekspertë po përpiqen ta shmangin këtë frazë.

Margaret Harris, nga Organizata Botërore e Shëndetit , ka bërë të qartë se ajo që kemi parë është “ një valë më e madhe” që po bën rrugën e saj në të gjithë globin.

Disa vende, të tilla si Koreja e Jugut dhe Singapori, kanë qenë më mirë se vendet e tjera që nga fillimi i pandemisë  duke ndaluar përhapjen e virusit. Ata kanë përdorur regjime të gjithanshme të testimit dhe gjurmimit.

Por vendet e tjera si Mbretëria e Bashkuar. Franca, Spanja, dhe Italia kanë arritur  të luftojnë më koronavirusin duke e futur vendin në karantinë. Kjo për shkak se ata nuk kishin sisteme kaq të sofistikuara të sëmundjes infektive për të kontrolluar virusin,

Falë investimeve tani ata janë në një pozitë shumë të mirë dhe janë në gjendje të zbutin masat e karantinës, ndërsa ende po përpiqen të parandalojnë virusin nëpërmjet testimeve dhe gjurmimeve.

Mirëpo rastet janë në rritje, veçanërisht në Spanjë.

Prof Paul Hunter, një ekspert Covid në Shkollën Mjekësore Norwich, thotë se kjo do të jetë një valë e dytë pasi deri në këto momente virusi duhej të ishte zhdukur plotësisht.

Kjo gjë po ndodh në zona me shumë popullsi si Evropa Perëndimore. Është e qartë se çdo dobësi i lë vend të ndjeshme, veçanërisht ndaj këtij virusi i cili mund të transmetohet edhe nëse njerëzit nuk shfaqin simptoma. Sidoqoftë, ndërsa rastet janë në rritje,  pritet dhe një valë e dytë.

Prof Keith Neal, një ekspert në sëmundjet infektive nga Universiteti i Nottingham, thotë se vendet në të gjithë Evropën po “mësojnë të jetojnë” me virusin duke marrë masa paraprake siç janë distancimi social dhe vendosja e maskave.

Prof Keith, beson se nëse njerëzit mbeten vigjilentë,  shkalla e vdekjeve shpresojmë se nuk do të përsëritet.