Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur në “Tempora” nga Sonila Meço nëse ka ndonjë mundësi për të bashkëqeverisur PD-PS pas 25 Prillit, ai tha se kjo është e pamundur dhe se përgjigjen e kishte dhënë Basha.

Berisha tha se kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje vetë kryetari i opozitës i cili ka thënë se pas 25 prillit Rama do të shkojë në ndjekje penale.

Berisha: Mendoj se përgjigjen përfundimtare e tha Basha se pas 25 prillit Rama shkon për ndjekje penale. Nëse opozita nuk përgatitet për këtë proces ajo do të zhgënjejë shqiptarët dhe botën. Mbi Ramën rëndojnë krime të shëmtuara nga tradhtia kombëtare tek vjedhjet jashtë çdo imagjinate.

/A.P/Ora News/