I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV ORA, ish-kryeministri Sali Berisha kur u pyet nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Berisha u përgjigj se nuk është vendosur akoma diçka e tillë.

Çipa: Ku do të kandidoni?

Berisha: Me kënaqësi do t’ua thosha, por nuk është vendosur. Nga Sali Berisha nuk mund të presë kush protagonizëm. Nuk është se është bërë zgjedhja, kur të behët do t’u them. Ju e dini që unë nuk bëj surpriza, jam i parashikueshëm.