A do ta kandidojë PD në 25 prill? Zekthi në PolitikOn: Nuk i lutem askujt, po të më ftonin…

A do ta kandidojë PD në 25 prill? Zekthi në PolitikOn: Nuk i

I ftuar mbrëmjen e sotme në PoltikOn me Aldred Lelën në RTV Ora, analisti Fitim Zekthi ka folur për profilet e drejtuesve të PS në qarqe për zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur nëse do të kandidojë sërish në zgjedhje nën siglën e PD-së, ai tha se momentalisht nuk ka ndonjë ftesë por nëse i vjen do ta pranonte si një sfidë.

Zekthi: Në 2013 Rama doli me sloganin RILINDJE, mori gjysmën e qeverisë Berisha dhe bosë të krimit dhe drogës. Roshi, Frroku, Ndoka dhe Doshi nuk kanë qenë rilindje, PS është një triadë, një organizatë që ka dështuar këto 8 vite. Mjerimi është i madh dhe si pasojë e qeverisjes dhe i triadës një sekt.

Lela: A do kandidosh në zgjedhjet e 25 prillit?

Zekthi: Po të më ftonin do ishte një sfidë për mua, nuk më ka ardhur akoma ftesë. Unë jam nga ato njerëz që nuk i lutem askujt, në rast se lista ka problem unë do flas.

Lela: Shihemi pas 25 prillit!

https://youtu.be/UZxkQZ4oJ_Y

Vendi Lajme Politikë fitim zekthi politikon RTV Ora

EMISIONET