"A do kishte të njëjtin sukses kënga nëse do kishte veshje tjetër”? Xhesika Polo jep mendimin e sinqertë

"A do kishte të njëjtin sukses kënga nëse do kishte

Në daljen e saj skenike veshja shumë e përfolur e këngëtares Xhesika Polo bëri bujë në rrjete sociale. Gjatë performancës së saj ajo shfaqej e veshur me një fustan të bardhë, e cila më pas ishte modifikuar dhe ishte postuar në rrjete sociale.

E ftuar në studion e "Why Not" me moderatoren Roza Lati në RTV Ora, Xhesika mendon se kënga nuk do të kishte pasur të njëjtin sukses nëse do të ishte veshur ndryshe.

Personi që e kishte hedhur këtë foto nëpër rrjete sociale u vu në ndërgjegjje dhe e hoqi ?

Xhesika Polo: "Nuk e di a e hoqi, por kërkoi falje pak me vonesë, kur e kuptoi se sa e madhe ishte bërë gjëja. Si fillim u tregua pak kokëfortë, por i thashë se nëse ajo gjë do ishte vërtet ashtu atëherë do e kisha nxjerrë vetë ashtu, nuk do kisha nevojë të ma bëje atë gjë."

Mendon se do kishte sukses kënga po të ishe veshur ndryshe?

Xhesika Polo: "Jo. Mua më vjen keq ta them që kënga ka marrë brenda 2-3 ditëve, 53 mijë shikime vetëm sepse njerëzit u bënë kuriozë dhe afronin videon dhe pasi u zhgënjyen dhe pasi dëgjuan dhe këngën kam bërë fansa të rinj që në fillim më kanë sharë. Kështu që rroftë ai që e ka bërë atë foton i lumtë dora."

Showbiz Lajme Why not roza lati xhesika polo

EMISIONET