Rudina Demneri ose ndryshe ashtu si e njohim të gjithë, Paloma prej vitesh ka rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale përmes deklaratave pa dorashka dhe përplasjeve me figura të njohura të vendit.

Ajo së fundmi ka rrëfyer një nga situatat më të sikletshme dhe ka qenë ajo me Fatos Nanon. Dikur gazetarja  ka pyetur Nanon se kur do të kryenin së bashku marrëdhënie seksuale, pyetje kjo e stisur nga stafi.

Duke qenë se ai ishte bashkë me gruan e tij, Xhoanën, gazetarja tha se nga momenti në moment po priste ndonjë shuplakë nga ajo ose nga vetë Nano.

“Unë për shembull i thashë Fatos Nanos: A do bëjmë seks bashkë? Ndërkohë që kishte bashkëshorten aty. Dhe nuk e di, për një moment mendova se aty erdhi fundi, do haja ndonjë shuplakë ose nga ai ose nga ajo. E kisha të stisur pyetjen, sigurisht, jo se doja të shkoja vërtetë me të”– thotë ajo për emisionin e mëngjesit “Wake Up”.