83-vjeçari vret gruan, djalin, të zotët e shtëpisë e më pas qëllon dhe veten

83-vjeçari vret gruan, djalin, të zotët e shtëpisë e

Një 83-vjeçar, i identifikuar si Renzo Tarabella, vrau gruan e tij, djalin me aftësi të kufizuara dhe dy bashkëshortët e moshuar, pronarë të apartamentit në Rivarolo Canavese, në zonën e Torinos.

Në momentin kur karabinierët u përpoqën të hynin në shtëpi, me ndihmën e zjarrfikësve, burri qëlloi veten duke mbetur i plagosur rëndë, raportojnë mediat italiane, përcjell Ora News.

Të katër viktimat janë gruaja 79-vjeçare e Tarabella Rosaria Valovatto, djali Wilson, 51 vjeç dhe pronarët e shtëpive Osvaldo Dighera, 74 vjeç dhe
gruaja e tij Liliana Heidempergher, 70, e cila jetonte në katin e sipërm të ndërtesës.

Trupat e katër viktimave u gjetën nga karabinierët pak pas orës 3 të mëngjesit, kur ata arritën të hynin në shtëpi.

Arma e përdorur ishte me leje, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes tragjike, përcjell Ora News.

Bota Lajme itali Europa Lajmi i fundit torino krimi i rende

EMISIONET