8 gushti, Meta: "Koha për t'i thënë kurë më çdo projekti izolues dhe shpopullues!"

8 gushti, Meta: "Koha për t'i thënë kurë më

29 vite më parë shqiptarët iu drejtuan porteve për të kaluar përtej Adriatikut. Në 8 gusht të vitit 1991  anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin duke u bërë të mundur zbritjen në itali të emigrantëve. Përmes një postimi në facebook Presidenti Meta shprehet se mbërritja e tyre dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

"Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.

Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!" shkruan Meta.

Duke bërë paralelizëm me situatën aktuale politike dhe ekonomike të vendit presidenti ka një thirrje

Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!

Koha për ta ndërtuar Europën ketu! Koha për t'i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues!

Sipas INSTAT gjatë vitit 2019 popullsia ka pësuar një rënie prej 7.1 për qind ku 23 mijë kanë emigruar. Po ashtu gjatë qershorit janë 240 mijë shqiptarë që kanë dalë nga territory dhe 184 mijë janë kthyer

Vendi Lajme ilir meta Aktualitet emigrim

EMISIONET