Mbyllet për shkak të Covid-19 Biblioteka publike e qytetit të Fierit.

Mësohet se të afërm të punonjësve të këtij institucioni kanë rezultuar positive me Covid-19, ndërsa simptoma ka shfaqur edhe njëra prej punonjseve, e cila është konfirmuar positive tashmë, në 7 rastet që I shtohen Fierit këtë të enjte.

Bëhet me dije se u është marrë tamponi të gjithe rasteve të tjerë të dyshuar dhe pritet përgjigja nga ana e institucioneve shëndetësore, ndërsa tashmë janë vetëkarantinuar.

Nga nisja e pandemisë, Shqipëria regjistron deri tani 10,704 të infektuar me Covid-19 dhe 322 viktima.