Atalanta ka luajtur sot ndeshjen e parë në kampionat për këtë sezon të Serie A, pasi në javën e parë ishte pushim për shkak të angazhimit që kishte gjatë verës në Champions League.

Berat Xhimshiti nuk ishte thirrur për këtë ndeshje, por për vendasit luante Mërgim Vojvoda që nga minuta e parë.

Mbrojtësi që luan me kombëtaren e Kosovës, asistoi në golin e dytë të shënuar nga Bellotti.

Kjo ishte ndeshja e parë për të që e niste si titullar, teksa në ndeshjen e parë ku u mposhtën nga Fiorentina me rezultatin 1-0, u aktivizua në minutën e 88-të.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-3, ndërsa në minutën e 54 De Roon vulosi rezultatin e takimit.