5G, i dërguari i SHBA në Tiranë: Kërcënimi vjen nga aktorët malinjë Partia Komuniste kineze

Pas letrës së dërguar nga presidenti Donald Trump,  Nënsekretari i Shtetit për zhvillimin Ekonbomik Keith J. Krach falenderoi Shqipërinë që është bërë pjesë e rrjetit të pastër 5G

Keith J. Krach: “Kërcënimi i privatësisë së të dhënave intelektuale dhe sigurisë kombëtare. Ky kërcënim vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinjë, Partia komuniste kineze. Mbështetja juaj e hapur në përkrahje të rrjeteve të sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë.

Është një model. Ashtu si zyrtarët e NATO dhe BE-së me të cilët kam folur e kuptojnë se aleanca transatlantike është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët. Prandaj rregullat për rrjetin e pastër janë zhvilluar saktësisht për këtë arsye.

 Mbi 20 vende të NATO-s janë pjesë e një rrjeti të pastër.

Edhe kryeministri Edi Rama shprehu angazhimin në rrugën e pastër të teknologjisë 5 G

Edi Rama: "Dua ti rikthehem letrës dashamirëse që mora nga presidenti Trump dhe rikonfirmoja të që kam thënë në mënyrë të përsëritur që Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo vetëm konstruktiv në ruajtjen e paqes dhe dialogut, por edhe një dialog proaktiv për rrugët e pastra të teknologjisë 5 G, janë rrugë të pastra për fëmijët tanë dhe të ardhmen. Ne nuk mund të lejojmë që një ditë të bukur fëmijët tanë të zgjohen dhe të jetë shumë vonë, në këtë aspekt jemi të lumtur që nuk jemi vetëm dhe jemi në krahun e atyre që janë miqtë tanë më besnik dhe të besueshëm dhe që nuk kanë për ne ndonjë nevojë që t'i detyrojë që të jenë miqtë tanë, por shohin tek ne ata që ne shohim tek ata, partnerë të besueshëm dhe miq të mirë në ditë të vështira"

https://youtu.be/btO8pm-7KE4

Ekonomi Lajme Lajmi i fundit rrjeti 5G

EMISIONET